Pas publikimit të pamjeve të një ngjarjeje të pakëndshme në plazh, ku një i moshuar shihej duke ngacmuar një vajzë të re, ka ardhur një reagim nga mbesa e tij, e cila ka kërkuar ndjesë publike në emër të familjes.
E reja, e cila jeton jashtë Shqipërisë, është shprehur thellësisht e zhgënjyer nga sjellja e të afërmit të saj dhe ka deklaruar se familja do të ndërmarrë masa për këtë veprim, që ajo e konsideron të papranueshëm.
“Jam mbesa e atij gjyshi që u publikua sot, i cili shihej duke ngacmuar një vajzë në plazh. Më vjen shumë keq për atë vajzë dhe kërkoj falje në emrin tim dhe të familjes. Ndjej shumë turp për atë që pashë. Jetoj jashtë dhe të shoh një video të tillë më bën të ndihem jashtëzakonisht keq. Ky problem nuk do të mbetet me kaq në familjen time, do të merren masa ndaj gjyshit, sepse nuk ka asnjë të drejtë të ngacmojë askënd,” shkruan ajo në reagimin e saj.
