Kozak Braçi, një personazh i njohur në rrjetin social Tiktok është ndëshkuar me gjobë nga policia.
Shkak është bërë një video e regjistruar nga vetë ai, ku hedh mbeturina nga automjeti me te cilin lëvizte.
Madje, në video shihet se bashkë me Kozakun është edhe një shtetas i huaj, ndërsa Kozaku i tregon se, sipas tij, shqiptarët nuk e kanë problem t’i hedhin mbeturinat në atë mënyrë.
Policia njofton se Kozaku u shoqërua në ambientet e Komisariatit dhe u ndëshkua me masë administrative gjobë 100 000 lekë.
Gjithashtu, materialet procedurale për këtë rast iu referuan Prokurorisë së Tiranës, me qëllim vlerësimin juridik të mëtejshëm.
