Petrit Çakrri është një nga personat e arrestuar nga policia si autor i dyshuar i vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra, i cili u mbyt me litar dhe trupi i tij u hodh në Liqenin e Shkopetit mbërmjen e 8 korrikut.
Petrit Çakrri, sipas burimeve, është kapur nga uniformat blu në Lekbibaj të Tropojës. Ndërkohë në pranga ka rënë edhe Fatjon Bushgjoka, i cili u arrestua në Tiranë.
Të arrestuarit ndodhen në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, ndërsa janë shpallur në kërkim Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj.
Petrit Çakrri dhe 3 vëllezërit Bushgjoka dyshohen si autorët të krimit makabër. Renis Dobra po kthehej në banesë dhe ndodhej rreth 5 minuta larg shtëpisë kur autorët e rrëmbyen.
Pasi e dhunuan, e mbytën me litar dhe më pas trupin e pajetë të të riut së bashku me makinën ku ai udhëtonte në momentin e rrëmbimit e hodhën drejt liqenit të Shkopetit.
Dyshohet se trupi i 23-vjeçarit Renis Dobra ka dalë nga makina gjatë rrokullisjes, ndërsa u gjet mëngjesin e 9 Korrikut gjatë kërkimeve të familajrëve.

