Një 23-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike në Treviso të Italisë, pas një përplasjeje fatale me automjetin e tij.
Sipas mediave italiane, i riu, Kevin Anghele, ka tentuar t’i shmanget një kontrolli policor duke lëvizur me shpejtësi me makinën e tij, tip Alfa Romeo Brera.
Gjatë ndjekjes, ai ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një pemë. Si pasojë e përplasjes së fortë, 23-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Pranë makinës së shkatërruar, policia ka gjetur disa doza kanabisi, që dyshohet se i përkisnin të ndjerit.
Anghele kishte jetuar për një kohë të gjatë me familjen në Motta di Livenza, ndërsa së fundmi ishte zhvendosur në Pordenone, në rajonin Friuli Venezia Giulia.
Ngjarja ka sjellë reagime në komunitetin lokal dhe po hetohet më tej nga autoritetet italiane.

