Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e 16 korrikut në zonën e Astirit, në Tiranë, ku një 29-vjeçar është gjetur i pajetë brenda automjetit të tij.
Sipas të dhënave zyrtare nga policia, viktima është shtetasi me iniciale E. D., i cili është konstatuar pa shenja jete nga familjarët, në parkimin e pallatit ku banonte.
Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e sakta të vdekjes së të riut.
Hetimet janë ende në vijim dhe autoritetet nuk përjashtojnë asnjë pistë.
