Dafina Zeqiri ka dhënë sinjale të qarta për një ndryshim të thellë në jetën e saj personale dhe profesionale.
Më një mesazh të shpërndarë në rrjete sociale, ajo shkruan:
“Kur largohesh prej toksicitetit, e kupton sa e mbyllun ke qenë”, duke lënë të kuptohet se ka përmbyllur një periudhë sfiduese dhe ndoshta të dëmshme për të.
Në vijim, Dafina shton se tani ndjehet e lirë, e lumtur dhe e shëndetshme, duke shoqëruar postimin me një zemër të bardhë – një simbol për paqe të brendshme dhe fillime të reja.
Ajo ka theksuar gjithashtu se është në një fazë të re zhvillimi, si në jetë ashtu edhe në karrierë:
“Ekip i ri. Synime t’rreja. Kapitull i ri.”

Deri tani, nuk ka detaje të tjera, por postimi ka ngjallur reagime të shumta, ku fansat e kanë mbështetur në këtë tranzicion të dukshëm drejt një Dafine më të fokusuar dhe të qartë për atë që kërkon.
