VIDEO/ Naim Murseli përballet në gjykatë me vëllain e Liridonës dhe i bën këtë pyetje…

Në seancën gjyqësore të së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Naim Murseli, i akuzuari kryesor për vrasjen e Liridona Ademajt, ka marrë në pyetje Leonardin, vëllain e viktimës, duke adresuar çështje të ndjeshme nga martesa tragjike.

Murseli ka kërkuar të dijë nëse motra e Leonardit ka pasur ndonjë ankesë në marrëdhënien e tyre prej 12 vjetësh.

Ademaj ka thënë se disa muaj para se të ndodhte tragjedia, familja e tij ishte njoftuar për një tradhti nga ana e Naim Murselit, me një të afërme të Liridonës.

Gjithashtu, Murseli ka pyetur për orën e vdekjes së Liridonës. Në përgjigjen e tij, Ademaj ka thënë se nuk mund ta përcaktojë saktësisht çfarë ore ka ndodhur ngjarja.

Naim Murseli: E kam një pyetje për Leonardin. Për 12 vjet martesë, a ju është ankuar ndonjëherë motra juaj për mua apo për raportin tonë?

Leonardi: Jo nuk është anku. Përveç që para disa muajve para se të ndodhte… Është prekur shumë për një aferë tradhtie e Naimit me të afërmen e saj… por që ajo vetë e kishte zgjidhë këtë dhe ne nuk e kemi kundërshtuar qëndrimet e saj.