Pas lajmit se Mevlan Shaba dhe partnerja e tij aktuale, Ornela Murati, janë bërë prindër, në rrjetet sociale ka nisur të qarkullojë një reagim i drejtpërdrejtë nga vetë Ornela – i cili duket si përgjigje për ish-partneren e Mevlanit, Livian.
Në një Instastory me tone të qarta dhe të ashpra, Ornela shkruan:
“Më vjen keq që jeta jote është kaq bosh, sa ke zgjedhur të jetosh në timen. Kur një grua e pavlerë kërkon vëmendje, vetëm bëhet reklamë për nivelin e saj.”
Ajo vijon më tej duke theksuar se:
“Kush përpiqet të më mallkojë, harron që kam diçka që ajo s’do ta ketë kurrë.”
Pa e përmendur drejtpërdrejt Livian, Ornela lë të kuptohet qartë për kë e ka fjalën, ndërsa ironizon me fjalinë:
“Të mendosh se mund të fitosh kjo të bën qesharake.”
Në përmbyllje, Ornela shkruan:
“Është dikush që më mbron, është dikush që shikon përtej maskave të klounve i lë njëherë të qetë pastaj i dhuron atë që meritojnë.”

