Pas “ndarjes” së përfolur, nuk do ta besoni krah kujt u fotografua Fifi

Prej disa ditësh, rrjetet janë mbushur me aludime se Fifi dhe partneri i saj, Adis Patushi, mund t’i kenë dhënë fund lidhjes.

Por së fundmi, një dalje publike e çiftit duket se ka mjaftuar për të shuar çdo dyshim.

Në një koncert ku Fifi ishte e ftuar speciale, Adisi është parë në prapaskenë pranë saj, duke e ndjekur nga afër dhe duke u kujdesur për të gjatë gjithë kohës.

Prania e tij jo vetëm që tregoi mbështetje, por dha një sinjal të qartë se marrëdhënia e tyre nuk është ndikuar nga thashethemet në rrjet (të nxitur nga vetë Fifi).