Pas reagimeve të Eglit dhe Gjestit ndaj fabulës së tij të publikuar ditën e djeshme, ish-banori i Big Brother Albania, Anaid Kaloti ka reaguar sërish me një mesazh të gjatë dhe të drejtpërdrejtë në InstaStory, ku nuk heziton të përforcojë që gjithçka që ka thënë është e vërtetë.
Sipas tij, takimi që përshkroi në fabul — ku Gjesti dhe Egli janë këshilluar të vazhdojnë lidhjen për hir të “klikimeve” — ka ndodhur realisht në një dhomë hoteli në Sheraton, menjëherë pas përfundimit të Big Brother VIP Albania 4.
Kaloti përmend edhe pesë dëshmitarë të pranishëm në atë bisedë: vetë ai, Gjesti, Egli, një DJ, një shok dhe një menaxher.
“Jetojmë në një botë ku njerëzit sulmojnë me gjithë ç’kanë vetëm e vetëm që mos dëgjojnë apo të deformojnë të vërtetën! Çdo gjë që unë kam shkruar ka ndodhur, prandaj dhe ju ka djegur kaq shumë.”
Ai shton se qëllimi i reagimeve të Gjestit dhe Eglit ndaj tij është fshehja e realitetit dhe përfitimi i përkohshëm:
“Njerëzit sot janë bërë aq hipokritë, se për hatër të interesave shesin gjithçka kanë para publikut (por harrojnë që këtu s’jemi në Amerikë). Veten s’e kanë problem fare, thjesht të jetojnë dhe pak mbi re, për pak lëmoshë, për pak famë!”
Për puthjen e ndërsjellë të bluzave që u bë virale, Kaloti shkruan:
“Hipokrizia e shfaqur në publik duke puthur bluzën e njëri-tjetrit më kujtoi atë filmin shqiptar ‘Gjëmë kurbeti’, duke e puthur të dy në të njëjtën ditë sikur ja u hodhën medemek fansat, përmbush fabulën ‘Kur ra fama nga fiku’. Ndryshe, këtë gjë duhet ta bënin siç duhej kur dolën, jo 3 muaj mbrapa, kur kuptuan që na dashka sa për sy.”
Ndërsa për rolin e vet në rrugëtimin e Gjestit, ai shprehet me ironi:
“Ti më more nga kazani i plehrave që më hodhën në Kosovë dhe më solle në Tiranë të fitoja Big-un, se ishte më e ‘lehtë për ty’. Ti ndihmove që të jem ky që jam sot, pa asnjë interes. Madje, me shpenzimet e tua, nuk le asnjë nga shokët e mi ta fusë njëherë dorën në xhep, sa herë u ule dhe ndave bukën me ta. Kurse unë e paskam zemrën e keqe. Ti je zemër*irë! Mfal, zemërmirë!”
Në një tjetër pjesë të reagimit, Anaidi vazhdon me ironi:
“Na le të hamë dhe pak bukë amaaaannn, mos na e hiq rrymën… se ti na solle në Top Channel, luftove me gjithçka kishe që unë të dilja fitues, ti më mbrojte sa herë në ekran dola injorant, sa herë dola hipokrit… sepse mendoje që në Kosovë nuk mora atë që meritoja. Kur unë u hodha nga muri, ne të dy ja vumë fajin Eglit.”
Ai përmend dhe deklaratat e vetë Gjestit brenda shtëpisë së BBV, për të cilat thotë:
“Eglin kingi e bëri kurban kur u hodh nga muri, duke dhënë arsyet brenda shtëpisë së Big Brother, fiks ato që kisha shkruajtur unë në Instagram.”
Reagimi i Kalotit vjen pas postimeve ironike të Eglit dhe Gjestit — ajo me citimin “A Queen NEVER leaves her throne to address a peasant throwing stones”, ndërsa ai duke e cilësuar Anaidin me fjalët: “E ke zemrën e prishur”.
