Nga Sara te Xhensila, ja si iu përgjigj Ledri Vula pyetjeve të Alketa Vejsiut

Në episodin më të fundit të podcast-it të Alketa Vejsiut, një nga momentet më të shumëpritura ishte përballja e Ledri Vulës me pyetjet rreth raportit të tij me Xhensila Myrtezajn.

Pasi javët e fundit rrjetet janë mbushur me video, spekulime e foto që i përfshijnë të dy, ishte momenti për të marrë një përgjigje të qartë.

I pyetur disa herë radhazi për marrëdhënien e tij me Xhensilën, Ledri tha:

“Jemi një ekip. Kemi shumë kimi. Edhe në jetën reale do funksiononim si çift. Normal që po. Pavarësisht fëmijëve apo të kaluarës, nëse dy njerëz duhen, dashuria mund gjithçka.”

I pyetur nëse është single, Ledri tha:

“Jam mirë.”

Pyetjet vazhduan, e Ledri tregoi se i pëlqen shumë te Xhensila fakti që kanë pasur një gjuhë të përbashkët, se kanë kaluar histori të ngjashme dhe se kanë shumë për të folur.

“Kemi pas një gjuhë të përbashkët sepse të dy i kemi historitë shumë të ngjashme dhe kemi pas mundësi për të folur. Më pëlqen shumë si artiste. Kam qejf te rri me njerëz që e duan muzikën dhe që kanë qejf të punojnë. Muhabeti na ka shkuar shumë mirë.”

E ndërsa për Xhensilën ruajti një qëndrim të matur dhe diplomatik, në të njëjtin episod Ledri foli hapur për jetën e ish-partneres së tij, Sara Hoxhës, duke thënë se është i lumtur që ajo është e lumtur me partnerin e ri (Erik Fullanin) dhe se kjo ndikon pozitivisht edhe te vajza e tyre.

Ledri gjithashtu zbuloi për herë të parë arsyen e ndarjes nga Sara Hoxha: Distanca. Ledri tregoi se jetesa e Sarës në Tiranë ndërsa ai në Prishtinë, “e bëri më të lehtë ndarjen”.

Reperi gjithashtu tregoi se pavarësisht ndarjes, me Sarën ka një raport mjaft të mirë, duke hedhur poshtë spekulimet në rrjet.