Në podkastin e Alketa Vejsiut, Ledri Vula ka folur për herë të parë për spekulimet që kanë qarkulluar kohët e fundit mbi një romancë të mundshme mes tij dhe Xhensila Myrtezajt.
Edhe pse nuk e konfirmoi drejtpërdrejt një lidhje sentimentale, Ledri e cilësoi raportin me këngëtaren si një “ekip” me shumë kimi. “Kemi shumë kimi bashkë. Jemi një ekip,” tha ai, duke lënë të hapur çdo mundësi përtej miqësisë apo bashkëpunimit artistik.
Kur Alketa e pyeti nëse një çift artistësh si ata mund të funksiononte edhe në jetën reale, Ledri u përgjigj pa mëdyshje:
“Po normal që po, mendoj që do kishte funksionu. Pa marrë parasysh nëse kanë fëmijë apo të kaluar, nëse dy njerëz duhen, dashuria mund gjithçka.”
I pyetur se çfarë i pëlqen më shumë tek Xhensila, Ledri tha:
“Kemi pas një gjuhë të përbashkët sepse të dy i kemi historitë shumë të ngjashme dhe kemi pas mundësi me fol. Më pëlqen shumë si artiste. Kam qejf të rri me njerëz që e duan muzikën dhe që kanë qejf të punojnë. Muhabeti na ka shkuar shumë mirë.”
Deklaratat e Ledrit vijnë në një kohë kur rrjetet sociale janë të mbushura me zëra për një lidhje mes tij dhe Xhensilës, të cilët janë parë së fundmi së bashku edhe në udhëtime jashtë vendit.
