Në 7-vjetorin e lindjes së Ajkës, Xhensila Myrtezaj ka ndarë një mesazh të ndjerë për vajzën e saj në rrjetet sociale, duke i uruar asaj jetë të lumtur dhe të bekuar:
“7 vite me ty Ajka ime. Të dua me gjithë shpirtin tim, vajza ime! U rritsh me shëndet, me gëzim, me ëndrra të mëdha dhe me Zotin gjithmonë në zemrën tënde. Mami do të jetë gjithmonë pranë, për ty, në çdo hap, në çdo frymëmarrje. Faleminderit, Zot, që solle tek unë engjëllin që më mbushi shpirtin, krahët, e solli tek unë paqen e shpirtit. Gëzuar ditëlindjen, jeta ime.”

Ashtu siç raportuam më herët, për ditëlindjen e Ajkës janë zhvilluar dy festa të ndara: një nga Xhensila me të ftuarit e saj dhe një tjetër nga Bes Kallaku me familjarë e miq të tij.
Ish-çifti nuk janë parë bashkë as në këtë ditë të veçantë për vajzën e tyre, duke reflektuar qartë distancimin e plotë që vazhdon mes tyre edhe pas ndarjes.
