Lidhja e re e Sara Hoxhës me Erik Fullanin, flet për herë të parë Ledri Vula: “E kam parë të lumtur”

I ftuar në podkastin e Alketa Vejsiut, reperi Ledri Vula ka ndarë mendimet e tij për jetën personale dhe profesionale, duke mos i shmangur pyetjet për raportin me ish-partneren Sara Hoxha dhe lidhjen e saj të re me Erik Fullanin.

I pyetur nëse kjo marrëdhënie e re ndikon në raportin që ata kanë për rritjen e vajzës së tyre, Ledri tha qartë:
Sara më duket shumë e lumtur me djalin. Për mua është më e rëndësishme që Sara të jetë e lumtur. Nëse ajo është e lumtur, edhe goca është e lumtur. Për mua, goca është më shumë me rëndësi.”

Deklarata e tij ka marrë vëmendje të madhe në rrjete sociale, duke u vlerësuar për tonin e matur dhe përkushtimin ndaj mirëqenies së vajzës.