Pas muajsh me aludime, ribashkime dhe një heshtje të gjatë publike, duket se historia mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit ka përfunduar përfundimisht.
Dyshja që u njohën gjatë “Big Brother VIP Albania 3” dhe që qëndruan për muaj me radhë në qendër të vëmendjes së publikut dhe mediave, nuk ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram — një sinjal i qartë për ndarjen e tyre.
Vetëm pak javë më parë, në maj, ata u panë sërish bashkë dhe për pak kohë u rindoqën në rrjetet sociale, duke ndezur shpresat për një rikthim të mundshëm. Por mesa duket, raporti i tyre ka marrë fund dhe këtë herë pa kthim.
Në një intervistë të dhënë në qershor në emisionin “Goca & Gra”, Heidi u shpreh se ndodhej në një periudhë të paqartë emocionale dhe sentimentale, duke shtuar:
“Situata ime është shumë e komplikuar. Kur t’i vendos gjërat në vijë, do ju përditësoj. Kjo situata ime është e ndërlikuar, kështu që kam konfuzion. S’e di.”
Lidhja mes tyre nisi gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ku u afruan gradualisht dhe u kthyen në një nga çiftet më të përfolura të edicionit. Megjithatë, marrëdhënia e tyre ka kaluar nëpër shumë ulje-ngritje që nga dalja nga formati.
Edhe pse deklaratat e Heidit lanë pak vend për interpretim të mundshëm, veprimi i fundit në rrjetet sociale sinjalizon se këtë herë marrëdhënia e tyre është mbyllur përfundimisht.


