Pritjes së ëmbël i vjen fundi? Dafina Zeqiri shtrohet në spital

Pas thashethemeve të ditëve të fundit ku portale të ndryshme raportuan gabimisht se Dafina Zeqiri kishte lindur, momenti i vërtetë më në fund ka ardhur.

Këngëtarja e njohur, e cila i mohoi këto lajme me humor, është shtruar sot pasdite në një klinikë private në kryeqytet për të sjellë në jetë fëmijën e saj.

Burime të sigurta për “Prive By Liberta Spahiu” bëjnë me dije se Dafina po përgatitet për lindjen këtë mbrëmje, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Kreshniku.

Në një foto të publikuar nga Prive, çifti shihet duke hyrë në ambientet e klinikës.