Reperja shqiptare Loredana ka reaguar ashpër në rrjetet sociale, duke mohuar zërat se tekstet e disa prej këngëve të saj të fundit i janë drejtuar ish-partnerit, Mozzik.
Përmes një postimi në Instagram, ajo u shpreh qartë: “Për ta sqaruar njëherë e mirë: Asnjëherë nuk e kam patur Mozzik-un në mendje për ndonjë nga këngët e mia. As tani dhe as më parë”.

Loredana dhe Mozzik kanë qenë një nga çiftet më të përfolura të showbizit shqiptar, duke ndarë edhe një vajzë së bashku, Hanën.
Edhe pas ndarjes, marrëdhënia e tyre ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes, me fansa që interpretojnë tekstet e tyre si mesazhe të koduara ndaj njëri-tjetrit.
Me këtë deklaratë, Loredana ka tentuar të ndalë një herë e mirë aludimet që lidhen me të kaluarën e saj personale.
