Reagon për herë të parë Noizy pas arrestimit në Zvicër

Noizy është liruar pas arrestimit të bujshëm nga autoritetet zvicerane, ngjarje që bëri jehonë të madhe në mediat rozë dhe rrjete sociale. Lajmin e ka konfirmuar vetë ai përmes një postimi në Instagram.

Në deklaratën e tij, Noizy shkruan se nuk mundi të performonte në koncertin e planifikuar të shtunën mbrëma, për shkak të një procedurë verifikimi nga autoritetet, të cilën e quan të padrejtë dhe të shkaktuar nga një shpifje e pastër.

Një keqkuptim i rëndë, i shkaktuar nga një shpifje e pastër, më përfshiu padrejtësisht në një procedurë verifikimi nga autoritetet zvicerane. Autori i kësaj shpifjeje do të përballet me pasojat ligjore, deri në dënimin maksimal që parashikon ligji zviceran,” shkruan ai.