Kryeqyteti i Ukrainës është përballur gjatë natës me një valë të re sulmesh masive nga Rusia, me një bombardim që ka zgjatur rreth 10 orë. Si pasojë e sulmeve, janë vrarë dy gra – një police 22-vjeçare dhe një 68-vjeçare.
Kjo valë e re dhune vjen vetëm pak ditë pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, i cili shprehu gatishmëri për të dërguar më shumë armë në Ukrainë.
Megjithatë, marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Moskës janë tensionuar më tej pas publikimit të një audio-regjistrimi të vitit 2024, ku Trump dëgjohet të thotë se do të “bombardonte Moskën” nëse Putin do të pushtonte Ukrainën.
Ndërkohë, Rusia nuk ka shfaqur asnjë gatishmëri për bisedime për armëpushim. Të martën mbrëma, forcat ruse lëshuan më shumë se 700 raketa dhe dronë në disa rajone të Ukrainës – një nga sulmet më të rënda që nga fillimi i luftës.
Në mëngjesin e sotëm, Kievi u zgjua i mbuluar nga tym i dendur dhe ndotës, pas dëmtimeve të rënda në banesa, rrugë dhe objekte të ndryshme. Zjarret janë përhapur në disa zona të qytetit, ndërsa autoritetet u kanë kërkuar banorëve të mbajnë dritaret mbyllur dhe të shmangin daljet jashtë.
Kreu i administratës ushtarake të qytetit, Tymur Tkachenko, konfirmoi dëmet: “Fatkeqësisht kemi dy viktima. Këto jetë janë humbur nga sulmet ruse. Prona mund të rikthehet, por jeta jo.”
Banorja 23-vjeçare Karyna Holf, tregoi se ishte në dhomën e ndenjjes kur dëgjoi një fishkëllimë para shpërthimit që shkatërroi shtëpinë e saj. Ajo mbeti vetëm me një çantë, një telefon dhe një pallto dimri. “Nuk e di çfarë vjen më pas,” tha ajo, “por të paktën i kam prind
