Në një romancë me Sarën, Erik Fullani nuk “fshihet” më, reagimi që ndezi rrjetin (Foto)

Prej disa ditësh, në rrjet përflitet për një lidhje të mundshme mes blogeres Sara Hoxha dhe Erik Fullanit.

Mirëpo së fundmi, vëmendje ka tërhequr një reagim i Fullanit ndaj një postimi të Sarës në Instagram, ku ajo shfaqet e veshur me një fustan lejla, në një paraqitje të kuruar dhe elegante.

Ndër të shumtët që pëlqyen foton ishte edhe Erik Fullani, veprim që nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit.

Pëlqimi i tij është interpretuar si një konfirmim indirekt i thashethemeve që kanë qarkulluar në rrjet së fundmi.

Megjithëse asnjëri prej tyre nuk ka bërë ende ndonjë deklaratë publike, heshtja e dyshes shihet nga ndjekësit si pjesë e përpjekjes për të ruajtur privatësinë – apo ndoshta për të lënë që rrjeti të flasë në vend të tyre.

Në mungesë të një konfirmimi, fansat vijojnë të ndjekin çdo detaj në llogaritë e tyre sociale.