Fejohet Xheneta Fetahu? Postimi i fundit shton dyshimet

Finalistja e “Big Brother VIP Kosova 3”, Xheneta Fetahu, ka ngritur dyshime serioze se është fejuar.

Në një video të postuar në rrjetin social Snapchat, Xheneta shfaqet duke mbajtur një unazë që ngjan me ato të fejesës, ndërsa në sfond ka vendosur këngën “All of Me” nga John Legend – një zgjedhje e zakonshme për çifte në momente të rëndësishme.

Ky detaj vjen vetëm pak ditë pasi ajo kishte paralajmëruar një “surprizë të madhe” për ndjekësit, e cila duket se mund të jetë pikërisht ky zhvillim.

Ndërkohë, lidhja e përfolur me boksierin Ardian Krasniqi ka tërhequr vëmendje, sidomos pas komenteve të ndërsjella plot zemra në rrjete sociale, për të cilat ka raportuar më herët “Prive”.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga vetë Xheneta, por pritet që ajo të ndajë më shumë detaje së shpejti.