Pas gjithë veprimeve të fundit që kanë ushqyer spekulimet për ndarjen e saj me Adis Patushin, një tjetër lëvizje e Fifit ka tërhequr vëmendjen në rrjet.
Këngëtarja publikoi pak orë më parë një foto të saj në Instagram, ndërsa në mesin e shumë komenteve, ajo bëri një “like” ndaj një reagimi që shkruante: “Një burrë s’është kurrë mjaftueshëm për një grua, sepse një grua vlen sa 100 burra!”.
Ky veprim u interpretua menjëherë si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës që po kalon, duke u parë si një deklaratë e qartë për ndarjen.

Por, ndonëse më pas Fifi e hoqi pëlqimin nga ky koment, ishte tashmë shumë vonë – screenshoti kishte nisur të qarkullonte dhe rrjeti kishte reaguar.
Lëvizja e saj vjen pas reagimit të partnerit Adis Patushi, i cili pak më herët postoi në Instagram vargje të ndjera nga Agim Doçi, duke lënë të kuptohet një gjendje emocionale të rënduar.
Tashmë, të dy kanë zgjedhur të flasin në mënyra indirekte, ndërsa ndjekësit vijojnë të presin një deklaratë të qartë për fundin e marrëdhënies së tyre.
