Laert Vasili tha se e bezdis “zhveshja e vajzave shqiptare”, reagon ashpër Sharka — i përmend situatën në BBVA (Foto)

Gjatë një interviste të fundit, aktori Laert Vasili ka kritikuar mënyrën e veshjes së vajzave shqiptare gjatë verës, duke deklaruar se sezoni veror është “pornografuar” për shkak të veshjeve provokuese.

Reagimi nuk ka munguar nga gazetari Ronaldo Sharka, i cili ka ndarë një përgjigje ironike në InstaStory.

Krahas deklaratës së Vasilit, Sharka i kujton një moment nga pjesëmarrja e aktorit në “Big Brother VIP Albania”, ku ai u zhvesh dhe u shfaq me pjesët intime përpara kamerave.

Laert Vasili nuk u zhvesh kurrë në Big Brother për shembull“, shkruan Sharka në postimin e tij, duke lënë të nënkuptuar një kontrast të qartë mes kritikave të aktorit dhe sjelljes së tij publike më parë.