Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Trazira në funeralin e Jotës, ja çfarë tentuan të bëjnë fansat

LokimagazineLokimagazine5 July, 2025

Vetëm pak orë pas funeralit të Diogo Jotës dhe vëllait të tij, André Silva, policia ndërhyri pranë varrit të futbollistit për të shpërndarë turmën e tifozave që ishin mbledhur dhe po bënin fotografi.

Në një atmosferë të rënduar nga dhimbja dhe me lot në sy, ceremonia mortore u zhvillua të shtunën në mëngjes, në qytetin e tyre të lindjes, Gondomar të Portugalisë.

Familjarë, miq, figura të njohura të futbollit portugez dhe përfaqësues të skuadrës së Liverpuit ishin të pranishëm për t’i dhënë lamtumirën e fundit futbollistit dhe vëllait të tij, të cilët humbën jetën në një aksident tragjik në Spanjë.

Diogo Jota, i cili vetëm pak ditë më parë ishte martuar me partneren e tij, Rute Cardoso, la pas tre fëmijë të vegjël.

Që në orët e para të mëngjesit, turma të mëdha njerëzish u mblodhën në Capela da Ressurreição dhe në kishën Igreja Matriz, duke mbajtur lule në duar. Ndër ta, shokë nga hapat e parë të karrierës së tyre, ish-trajnerë, tifozë të thjeshtë, por edhe personalitete të futbollit ndërkombëtar.

Hyrja në kishë u lejua vetëm për familjen dhe miqtë më të afërt, ndërsa mijëra të tjerë ndoqën ceremoninë përmes transmetimit audio jashtë ndërtesës. Pas përfundimit të shërbesës, varri i dy vëllezërve u hap për publikun, për t’u mundësuar admiruesve të tyre t’i përshëndesnin për herë të fundit.

Megjithatë, shumë shfrytëzuan rastin për të bërë fotografi, duke detyruar policinë të ndërhyjë për të shpërndarë turmën, sipas raportimeve të “The Sun”. Edhe pas ndërhyrjes, disa persona u kthyen përsëri pranë varrit, duke vazhduar të fotografojnë skenën.

Në një moment të thellë emocioni, peshkopi i Portos, D. Manuel Linda, u drejtua me fjalë prekëse ndaj fëmijëve të futbollistit, të cilët nuk ishin të pranishëm në funeral:

“Do të lutem shumë për ju. Është e vështirë të shohësh një të rritur duke qarë, por është edhe më e dhimbshme të shohësh një fëmijë që qan. Ata që vuajnë më shumë janë nëna juaj dhe gjyshërit. Të shohësh trupin e një ‘fëmije’ është një martirizim i madh – aq më tepër kur ka dy arkëmorte. Nuk ka fjalë.”

Related Posts

Aksident tragjik me makinë, humb jetën bashkëshorti i blogeres së njohur shqiptare: ‘Pusho në paqe zemra ime’

12 July, 2025

E pazakontë në Sarandë/ Një person hidhet në det për t’i shpëtuar policisë (Video)

11 July, 2025

VIDEO/ Publikohen pamjet e momentit tragjik kur 35-vjeçari thithet nga motori i avionit

11 July, 2025

Zbulohet raporti psikiatrik për Naim Murselin, ja çfarë thotë rezultati

11 July, 2025

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

Ajka feston ditëlindjen – Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj marrin gjithë vëmendjen

Aksident tragjik me makinë, humb jetën bashkëshorti i blogeres së njohur shqiptare: ‘Pusho në paqe zemra ime’

Rrjeti po zien/ Çfarë po ndodh mes Bora Zemanit dhe Donald Veshajt? (Foto)

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.