Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Pamje katastrofike/ 13 të vdekur dhe 23 fëmijë të zhdukur pas përmbytjeve masive në Teksas (Video)

LokimagazineLokimagazine5 July, 2025

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe 23 fëmijë nga një kamp veror rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve katastrofike që përfshinë lumin Guadalupe në qendër të Teksasit.

Lumi u rrit me mbi 6.7 metra gjatë natës së të enjtes, duke përmbytur disa zona të vogla në qarkun Kerr. Reshjet e dendura përfshinë gjithashtu rajonin Hill Country, duke detyruar autoritetet të shpallin evakuime të menjëhershme.

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2025/07/Daily-Mail_7523340297552678199-no-watermark.mp4

Zëvendësguvernatori Dan Patrick tha se fëmijët e zhdukur ishin pjesë e kampit veror “Camp Mystic”, një kamp i krishterë për vajza në zonën Hunt.

“Po lutemi që të gjenden,” u shpreh ai.

Drejtuesit e kampit, Britt dhe Catie Eastland, thanë për Austin American-Statesman se disa nga fëmijët nuk janë llogaritur ende dhe ka frikë se mund të jenë marrë nga rrjedha e ujit.

Përmbytjet kanë shkatërruar rrugët dhe është kërkuar ndihmë ajrore për kërkim-shpëtim.

Ndërkohë që prindërit përpiqen dëshpërimisht të kontaktojnë me fëmijët, zyrtari më i lartë i qarkut, gjykatësi Rob Kelly, u ka bërë thirrje që të lidhen direkt me kampet.

“Ka shumë kampe në zonë. Nuk kemi informacion të saktë për secilin prej tyre, por të gjithë po përpiqen maksimalisht të identifikojnë çdo person të zhdukur,” deklaroi ai, duke shtuar se autoritetet nuk kishin marrë paralajmërim për përmbytjet.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, niveli i lumit ka arritur pikën e dytë më të lartë të regjistruar ndonjëherë në afërsi të Hunt.

Rreshjet e dendura kanë vazhduar edhe gjatë paradites së sotme në qarkun Kerr dhe qarqet përreth, ndërsa janë dhënë paralajmërime për përmbytje të menjëhershme.

Gjykatësi Kelly ka konfirmuar për Hearst Newspapers se numri i viktimave është të paktën gjashtë, por shtoi: “Kemi frikë se do të ketë më shumë. Kjo ka qenë një përmbytje tepër shkatërrimtare dhe vdekjeprurëse.”

Dhjetëra persona janë shpëtuar nga ujërat, ndërkohë që operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë.

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, e ka quajtur situatën “shkatërrimtare” dhe ka thënë se janë vënë në dispozicion të gjitha burimet shtetërore. “Kjo përfshin ekipet e shpëtimit ujor, qendrat e strehimit, Gardën Kombëtare dhe Departamentin e Sigurisë Publike të Teksasit,” deklaroi ai.

Related Posts

Tragjike/ Festoi blerjen e shtëpisë së re me hedhje mbrapsh, vdes 18-vjeçari — dëmtoi kokën

10 July, 2025

Kujdes! Tani do të dënoheni me 3 vite burg nëse parkoni makinën në këtë mënyrë…

10 July, 2025

Putini vazhdon ta injorojë Trumpin, lëshon një sulm raketor 10-orësh mbi Kievin

10 July, 2025

“Kapiteni u tha ‘jo’, turistët e shpërfillën. Humbi jetën t’i shpëtonte”- Detaje të reja nga tragjedia në Shkodër

9 July, 2025

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

Kush janë VIP-at që mund të hyjnë në Big Brother VIP Albania 5? Ja çfarë dihet deri tani

Xhensila Myrtezaj uron Ledri Vulën për ditëlindjen e tij

Tragjike/ Festoi blerjen e shtëpisë së re me hedhje mbrapsh, vdes 18-vjeçari — dëmtoi kokën

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.