Një atmosferë e pazakontë feste ka përfshirë aeroportin këtë të shtunë, teksa dhjetëra dibranë janë mbledhur për të pritur krushqit e tyre nga Amerika.
Me dajre, çifteli dhe valle popullore, banorët e Dibrës kanë kthyer terminalin në një skenë folklori, duke ngritur në këmbë të gjithë të pranishmit.
Zhurma e këngëve tradicionale dhe brohoritjet e të afërmve që prisnin mysafirët, krijuan një energji të rrallë, duke tërhequr vëmendjen e udhëtarëve të tjerë dhe të stafit të aeroportit.
“Është një gëzim i madh, sepse kemi krushqit tanë që na vijnë nga larg për të bërë dasmën në Dibër, dhe si traditë i presim me këngë e valle,” u shpreh një prej të pranishmëve.
Zona e pritjes në arrivals u shndërrua në një festë të vërtetë popullore, duke treguar edhe një herë mikpritjen dhe krenarinë kulturore të dibranëve