Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Trajneri i Liverpulit zbulon fjalët e fundit prekëse mes tij dhe Diogo Jotës para aksidentit tragjik

LokimagazineLokimagazine3 July, 2025

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka treguar bisedën e fundit që kishte pasur me Diogo Jotën, vetëm pak ditë para se futbollisti të humbiste jetën në një aksident tragjik rrugor në Spanjë.

Në një deklaratë të ndjerë, ai zbulon se kishte komunikuar me Jotën për ta uruar për fitoren në Nations League dhe për martesën me partneren e tij, Rute Cardoso.

“Herën e fundit që folëm, e urova për fitoren në Nations League dhe i urova fat për dasmën që po afronte. Në shumë mënyra, ishte një verë ëndrrash për Diogon dhe familjen e tij – dhe kjo e bën gjithçka akoma më zemërthyese që përfundoi kështu”, u shpreh trajneri.

Slot, që u emërua këtë sezon në krye të Liverpoolit, vuri në dukje se ndonëse nuk kishte punuar më parë me Diogon, që në fillim e kuptoi rëndësinë që ai kishte për klubin dhe për tifozët:

“Kur erdha për herë të parë në klub, një nga këngët e para që dëgjova ishte ajo që tifozët këndonin për Diogon. E kuptova menjëherë që ai kishte diçka të veçantë.”

Ai e përshkroi Jotën si një njeri të dashur për të gjithë në klub – një lojtar që nuk kërkonte vëmendje, por që e fitoi me sjelljen dhe përkushtimin e tij: “Ai nuk ishte thjesht lojtari ynë. Ishte një shok skuadre, një koleg, një mik, dhe një njeri që na bënte të gjithëve të ndiheshim më mirë.”

Në përfundim, Slot theksoi se klubi do ta kujtojë gjithmonë Jotën për më shumë se thjesht golat dhe paraqitjet në fushë: “Kur të vijë koha e duhur, do ta festojmë Diogo Jotën, do të kujtojmë golat e tij dhe do të këndojmë këngën e tij. Por tani për tani, do ta kujtojmë si një njeri unik dhe do të qajmë humbjen e tij. Ai nuk do të harrohet kurrë. Emri i tij është Diogo.”

Related Posts

Zbulohet raporti psikiatrik për Naim Murselin, ja çfarë thotë rezultati

11 July, 2025

Hapi gropë në rërën e plazhit për të luajtur, humb jetën 17-vjeçari

11 July, 2025

Tragjike/ Festoi blerjen e shtëpisë së re me hedhje mbrapsh, vdes 18-vjeçari — dëmtoi kokën

10 July, 2025

Kujdes! Tani do të dënoheni me 3 vite burg nëse parkoni makinën në këtë mënyrë…

10 July, 2025

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

Xhensila Myrtezaj i bën dhuratën super luksoze Ledri Vulës?

“Trupi i përkiste shtetit, partisë” – Monika Lubonja rrëfen për jetën intime të grave në komunizëm

Zbulohet raporti psikiatrik për Naim Murselin, ja çfarë thotë rezultati

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.