Ronaldo Sharka blen mjetin 140 mijë dollarë dhe ndjekësit kanë disa pyetje (FOTO)

Gazetari Ronaldo Sharka ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale makinën e tij të re: një Audi RS Q8 luksoz, me vlerë rreth 140 mijë dollarë.

Postimi i tij me pozat pranë mjetit të shtrenjtë ka marrë shumë vëmendje, por edhe komente nga më të ndryshmet.

Një ndjekëse i ka shkruar:
A shoku ku i gjete 140 mijë euro gazetar Shqipërie? Apo ju kapi lapsi naj pastrim leku nga gangot e politikës atje?”

Komentet janë të ndara mes urimeve dhe dyshimeve mbi burimin e të ardhurave të tij.