Procesi gjyqësor ndaj reperit Feronit Shabani, i njohur me emrin artistik Fero, ka nisur këtë muaj, pas ngritjes së një aktakuze në dhjetor 2024 për tri vepra penale që lidhen me ish-bashkëshorten e tij, modelen Arbenita Ismajli.
Lajmi u konfirmua nga avokatja e Arbenitës, Blinera Osmani, në një përgjigje për Telegrafin.
“Aktakuza është ngritur në dhjetor 2024 për tri vepra penale. Procesi gjyqësor ka filluar këtë muaj dhe nuk mund të dimë sa do të zgjasë,” – tha Osmani shkurt.
Sipas raportimeve të ditës së sotme, Prokuroria Themelore në Gjilan e ka akuzuar Feros për: Ngacmim seksual ndaj Arbenitës; Dhunë psikologjike; Kanosje.
Megjithatë, deri tani nuk ka një deklaratë zyrtare nga organet gjyqësore për përmbajtjen e saktë të akuzave, ndërkohë që procesi gjyqësor është në zhvillim.