Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Zbulohet çfarë e shkaktoi aksidentin tragjik që solli vdekjen e futbollistit Diogo Jota

LokimagazineLokimagazine3 July, 2025

Autoritetet spanjolle kanë sqaruar detaje të reja mbi aksidentin fatal që i mori jetën futbollistit të Liverpoolit, Diogo Jota, dhe vëllait të tij, André Silva.

Sipas hetimeve paraprake të policisë, shkaku kryesor i aksidentit dyshohet të ketë qenë një shpërthim i gomës së përparme të makinës, ndërsa mjeti tip “Lamborghini” po lëvizte me shpejtësi në autostradën A-52, në zonën e Cernadilla, provinca e Zamorës.

Raporti zyrtar tregon se makina ka humbur kontrollin gjatë një manovre për të kaluar një automjet tjetër.

Pas daljes nga rruga, automjeti është përplasur me barrierat anësore dhe ka shpërthyer në flakë. Të dy vëllezërit, që ndodheshin brenda makinës, nuk arritën të dilnin nga mjeti përpara se zjarri të përfshinte plotësisht kabinën.

Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të 3 korrikut. Ekipet e emergjencës mbërritën shpejt në vendngjarje pas telefonatave të kalimtarëve, por fatkeqësisht të dy viktimat ishin shpallur të vdekur në vend. Nuk ka të dhëna që në aksident të jenë përfshirë mjete të tjera.

Diogo Jota, 28 vjeç, ishte një nga figurat kyçe të Liverpoolit që nga viti 2020 dhe kishte dhënë kontribut të rëndësishëm në sukseset e fundit të klubit, përfshirë edhe fitimin e Premier League sezonin e kaluar. Ai gjithashtu ishte pjesë aktive e Kombëtares së Portugalisë, me të cilën së fundmi kishte fituar Ligën e Kombeve.

Vetëm dy javë para aksidentit, Jota ishte martuar me partneren e tij, Rute Cardoso. Vëllai i tij, André, ishte gjithashtu futbollist profesionist në ligën portugeze, duke luajtur për skuadrën e Penafiel.

Federata Portugeze e Futbollit dhe klube të shumta europiane kanë shprehur ngushëllime për këtë humbje të rëndë. Ndërkohë, hetimet për të përcaktuar saktësisht të gjitha rrethanat e aksidentit vijojnë nga autoritetet spanjolle.

Related Posts

Tragjike/ Festoi blerjen e shtëpisë së re me hedhje mbrapsh, vdes 18-vjeçari — dëmtoi kokën

10 July, 2025

Kujdes! Tani do të dënoheni me 3 vite burg nëse parkoni makinën në këtë mënyrë…

10 July, 2025

Putini vazhdon ta injorojë Trumpin, lëshon një sulm raketor 10-orësh mbi Kievin

10 July, 2025

“Kapiteni u tha ‘jo’, turistët e shpërfillën. Humbi jetën t’i shpëtonte”- Detaje të reja nga tragjedia në Shkodër

9 July, 2025

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

Pasi Shpati mohoi zërat për ndarje, partnerja nuk përmbahet më! “Godet” pas deklaratës së këngëtarit

Kush janë VIP-at që mund të hyjnë në Big Brother VIP Albania 5? Ja çfarë dihet deri tani

Xhensila Myrtezaj uron Ledri Vulën për ditëlindjen e tij

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.