Kujdestarja e pamëshirshme trajton si ‘leckë’ 88 vjeçarin me demencë/ I moshuari ndërron jetë

Një kujdestare nigeriane, Bilikisu Olagunju, 42 vjeç, u kap në kamer duke e trajtuar në mënyrë të dhunshme 88-vjeçarin me demencë, John Attard, në shtëpinë e tij në Mbretërinë e Bashkuar.

Pamje tronditëse nga kamerat e sigurise tregojnë poshtërimin dhe trajtimin e dhunshëm ndaj burrit të moshuar e të dobët me demencë- duke e hedhur atë “si nje kukull lecke”.

Bilikesu Olagunju, kishte vetëm gjashtë ditë në detyrë si kujdestare.

Pamjet e registruara gjatë një vizite 45-minutëshe tregojnë vuajtjen e rendë që, sipas familjes, e çoi gjyshin drejt vdekjes se pashmangshme.

Momentalisht, kujdestarja është nën hetimin e policisë.