Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Maldrita Bardho shprehet se do të vijojë të kontribuojë për Partinë Socialiste dhe për Lushnjën, por pa qenë pjesë e parlamentit shqiptar.
Ajo shkruan se do ia lejë vendin koleges së saj, Zegjine Çaushit, që sipas saj e meriton të jetë në sallën e Kuvendit.
“Do t’i lë me shumë kënaqësi vendin tim, koleges dhe mikes time, Zegjine Çaushi, Zegjinesë që ka luftuar ndoshta më shumë për skuadrën se sa për veten këtë fushatë, duke u vënë në shenjestër të sulmeve të pamerituara nga politika e vjeter, nga politika e përbaltjes që ka frikë nga zërat e rinj, Zegjinesë nga e cila sot më ndajnë vetëm 10 vota dhe që padyshim e meriton të jetë në sallën e Kuvendit, për të përfaqësuar të rinjtë, sidomos vajzat”, shkruan ajo.