E papritur/ Maldrita Bardho fitoi mandatin e deputetes në Fier, por ia dorëzon sërish Zeqine Caushit (Foto)

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Maldrita Bardho shprehet se do të vijojë të kontribuojë për Partinë Socialiste dhe për Lushnjën, por pa qenë pjesë e parlamentit shqiptar.

Ajo shkruan se do ia lejë vendin koleges së saj, Zegjine Çaushit, që sipas saj e meriton të jetë në sallën e Kuvendit.

“Do t’i lë me shumë kënaqësi vendin tim, koleges dhe mikes time, Zegjine Çaushi, Zegjinesë që ka luftuar ndoshta më shumë për skuadrën se sa për veten këtë fushatë, duke u vënë në shenjestër të sulmeve të pamerituara nga politika e vjeter, nga politika e përbaltjes që ka frikë nga zërat e rinj, Zegjinesë nga e cila sot më ndajnë vetëm 10 vota dhe që padyshim e meriton të jetë në sallën e Kuvendit, për të përfaqësuar të rinjtë, sidomos vajzat”, shkruan ajo.