Fifi zbulon “plagën në zemër” që i ka mbetur që prej fëmijërisë

Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, ka ndarë një moment të ndjeshëm në podkastin e Alketa Vejsiut.

E pyetur nëse ka një plagë të pashëruar nga fëmijëria, ajo u ndal te situata e vështirë familjare me të cilën është rritur.

“Po, situata e familjes time ka mbetur peng në jetën time. Pse s’kam qenë e madhe kur kam qenë e vogël, me ndihmu që atëherë familjen time…“, u shpreh ajo.

Fifi shtoi se kjo e shoqëron edhe sot, si një ndjesi që i sjell mërzi, por edhe forcë dhe mirënjohje për vlerat që prindërit i kanë mësuar që në vogëli.