Pas 20 vitesh, Bieta Sulo largohet nga “Top Channel”? Pritet ta zëvendësojë ish-banorja e BBVA 4

Bieta Sulo, një nga figurat më jetëgjata të “Top Channel”, mund të jetë pranë përmbylljes së rrugëtimit të saj në këtë televizion pas dy dekadash karrierë.

Burime nga bota e medias bëjnë me dije se mbyllja e sezonit aktual të emisionit “Pasdite” mund të jetë edhe fundi i pranisë së saj në këtë ekran.

Përflitet se Bieta mund të zhvendoset drejt RTSH-së, aty ku është rikthyer kohët e fundit bashkëshorti i saj, Alban Dudushi.

Nga ana tjetër, në korridoret e Top Channel thuhet se është përgatitur edhe pasuesja e saj në këtë format.

Emri që qarkullon me forcë është ai i Rozana Radit, ish-banore e Big Brother VIP Albania 4, e cila mund të marrë drejtimin e emisionit “Pasdite” nëse Bieta largohet.

Derisa të vijë një konfirmim zyrtar, gjithçka mbetet në kuadër të spekulimeve.