Një lajm i trishtë ka tronditur botën e muzikës, por edhe gjithë publikun jashtë saj.
Këngëtarja e njohur, Barbana Dini, ka ndarë me ndjekësit dhimbjen e madhe për humbjen e parakohshme të të atit, përmes një postimi emocional në Instagram.
“Këtë mëngjes u zgjova zemërthyer, e shkatërruar shpirtërisht… Miq, sot humba një nga njerëzit më të shtrenjtë në jetën time, shokun tim më të mirë… Ahhhh BAB”,- shkruan Barbana.
Në mesazhin e saj, këngëtarja e përshkruan të atin si një njeri të fortë, që kishte kaluar me guxim shumë sfida të jetës, por që kësaj here “humbi betejën me dhimbjen”.
“Sa krenare dhe me fat jam që pata gjakun tënd, nuk mund ta shpjegoj me fjalë”,– vijon ajo, duke shprehur mirënjohjen dhe krenarinë për të.
Barbana Dini, e njohur për zërin e saj të veçantë dhe për elegancën që e karakterizon në skenë, ka qenë gjithmonë e rezervuar për jetën personale.
Ky reagim publik shënon një nga momentet më të ndjera të saj, që ka prekur zemrat e mijëra ndjekësve, fansave dhe kolegëve të muzikës.
Ngushëllime të panumërta kanë shkuar në adresë të këngëtares, nga artistë dhe figura publike që i shprehin ngushëllim në këtë moment të vështirë.
View this post on Instagram