Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Joz Marku, ka vendosur të japë një koment mbi raportin e tij me Loredanën, lidhje që u krijua gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme dhe që ka ngjallur kuriozitet edhe pas mbarimit të spektaklit.
Përmes një sesioni pyetje-përgjigje në Instagram, një ndjekës e pyeti hapur: “Po me Loredanën vëlla? Se asgjë s’po marrim vesh çka bëhet…”.
Ndërsa Jozi u përgjigj shkurt: “Vëlla, çiftet i kalojnë do faza – zihu, pajtohu, zihu, pajtohu… Ndryshe s’ka kuptim.”
Edhe pse nuk dha detaje, ai la të kuptohet se marrëdhënia me Loredanën po kalon një fazë të vështirë, por jo të pazakontë për një çift.
Lidhja e tyre ka qenë në qendër të vëmendjes që prej fillimit të saj brenda “BBVA”, duke u komentuar gjerësisht nga fansat në rrjete sociale.