Një moment i pazakontë ka lënë pa fjalë besimtarët katolikë në Filipine, ku një formacion resh me pamje të ngjashme me figurën e Jezu Krishtit është parë mbi Bazilikën Minore të Zojës së Peñafrancias, në qytetin Naga, një nga qendrat më të rëndësishme fetare në vend.
Ngjarja ndodhi gjatë një meshe të mbajtur në kuadër të festimeve për Ditën Kombëtare të Rinisë, që kremtohet më 19 qershor dhe synon të theksojë rëndësinë e shërbimit ndaj komunitetit dhe vendit.
Pamjet që tashmë janë bërë virale tregojnë formën mbresëlënëse të një reje me siluetën e një ngjashmërie të habitshme me imazhin tradicional të Krishtit.
Edhe besimtarët e tjerë që ndodheshin në vendngjarje e vunë re këtë dukuri të pazakontë dhe të gjithë ngritën kokën nga qielli të habitur dhe të emocionuar.