Arbenita Ismajli ka publikuar së fundmi një dokument në rrjetet sociale ku bie në sy një detaj që nuk ka kaluar pa vëmendje: vajza e saj, Nina, figuron me mbiemrin “Ismajli”, e jo atë të babait të saj, Fero.
Dokumenti në fjalë duket të jetë i lidhur me aktivitetet e përditshme të vajzës – ndoshta nga kopshti – dhe ka ngjallur spekulime të menjëhershme në rrjet për një ndryshim të mundshëm të mbiemrit.
Nuk është e qartë nëse kjo pasqyrë përfaqëson një vendim ligjor të miratuar, apo thjesht një mënyrë informale identifikimi në kuadër të kujdestarisë.
Prej kohësh, raportet mes Arbenitës dhe Feros janë të tensionuara. Reperi ka akuzuar ish-bashkëshorten se po e pengon të shohë vajzën, ndërsa ka folur shpesh për mosrespektim të marrëveshjeve mes tyre.
Nga ana e tij, Fero nuk ka komentuar ende mbi këtë dokument apo mbi mbiemrin që shfaqet në të.