U ndanë por Selvije Jao me fjalë të ëmbla për Shpat Kasapin: “Babi më i mirë në botë”

Disa ditë më parë, rrjeti u mbush me lajmim se Shpat Kasapi dhe Selvije Jao i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.

Lajmi u konfirmua më pas edhe nga Selvije, e cila përmes një postimi në InstaStory, tregoi se po largohet njëherë e mirë nga Tirana, duke shtuar se ka mjaft kujtime dhe ka shpenzuar kohë në këtë qytet.

Mirëpo pavarësisht ndarjes nga Shpat Kasapi, ajo e konsideron këngëtarin si “babai më i mirë në botë”.

Ti do të jesh nënë dhe baba për fëmijën. Dukesh që je nënë e mirë”, i shkroi një ndjekës në InstaStory, ndërsa Jao iu përgjigj:

Faleminderit. Roeli eshte primare tek une dhe mundohem te bej me te miren per te. Roeli ka babin me te mire ne bote qe punon shume dhe suporton rritjen e Roelit ne menyren me te mire te mundshme dhe nuk eshte se kontriboj vetem une tek rritja e Roelit”.