“Prezanton emision, kur s’di shqip”/ Beniada Nishani i përgjigjet deklaratës së Aulonës

Beniada Nishani ka reaguar ndaj një deklarate të bërë nga Aulona Musta gjatë pjesëmarrjes së saj në podcast-in “The Dalina Show”, ku ishte e ftuar së bashku me Fatma Haxhialiun.

Gjatë diskutimit, Aulona u shpreh në mënyrë kritike për aftësitë gjuhësore të Beniadës, duke thënë:

Për mua fakti që Beniada prezanton një emision pasditeje, kur nuk di të flasë shqip siç duhet…”

Pas publikimit të trailer-it për emisionin e saj më të ri, Beniada postoi një video në InstaStory, e cila nga shumë ndjekës është interpretuar si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj kritikës së Aulonës.

Në videon e ndarë, Beniada shprehet: “Si është ajo shprehja… qentë le të lehin, karvani ecën përpara.”