Kritika të forta në rrjet për Kiara Titon, shkak gjendja shëndetësore e Luiz Ejllit (Foto)

Këngëtari i njohur Luiz Ejlli ka ndarë me ndjekësit e tij një episod pas një ndërhyrjeje mjekësore në këmbë.

Në një video të publikuar në InstaStory, ai shfaqet me këmbën e fashuar dhe me humor shkruan: “Gjatë operimit nuk kisha dhimbje, por kur ndalova tek recepsioni për faturën, aty më filluan krizat.”

Megjithatë, përtej humorit, vëmendja në rrjet u përqendrua te mungesa e dukshme e partneres së tij, Kiara Tito.

Përdorues të shumtë në rrjetet sociale kanë komentuar se Kiara nuk është parë pranë Luizit gjatë këtij momenti, ndërkohë që në profilin e saj kishte zgjedhur të publikonte video nga shtëpia e tyre e re.

Ky kontrast ka nxitur komente të shumta kritike ndaj saj, ku shumë ndjekës shprehën zhgënjimin për atë që e cilësojnë si mungesë mbështetjeje në një moment shëndetësor për partnerin.

Një përdorues në tiktok

Deri tani, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar ndaj komenteve në rrjet.