“S’ka më dyshime!” Loredana shtatzënë? Ky detaj ka bindur fansat

Loredana Zefi ka ndezur rrjetin sërish! Këtë herë, jo vetëm me muzikën e saj por me një lajm që po qarkullon me shpejtësi: a është këngëtarja në pritje të një fëmije me Karim Adeyemi?

Në klipin e saj më të ri, ku shihet në krah të futbollistit të njohur, vëmendjen nuk e mori as muzika, as skenografia, por… barku i saj i rrumbullakosur.

Në çdo sekuencë, Loredana shfaqet me një siluetë që ka bërë fansat të mendojnë: “A është kjo një mënyrë elegante për të lajmëruar shtatzëninë?”

Por kjo nuk është e gjitha!

Këngëtarja e “vulosi” dyshimin përmes një Instastory, ku ndau një foto të disa palë këpucëve të foshnjave. Modeli i tyre?

Mes tyre, një palë atlete të bardha, që shumë ndjekës e lexuan si një shenjë e qartë se ajo po pret një djalë.

Asnjë konfirmim zyrtar nuk ka ardhur ende nga çifti, por rrjeti social po “zien”.