Sherr në Vlorë/ Shoferi përplas qëllimisht disa herë me makinën e tij një makinë tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Skelës në Vlorë ketë mesditë.

Një përplasje automjetesh ka përfunduar në një konflikt mes dy personash teksa njëri prej shoferëve më pas ka goditur disa herë me makinën e tij automjetin tjetër, duke e nxjerrë nga rruga.

Në vendngjarje kane mbërritur forca te shumta policie që kanë shoqëruar drejtuesin e automjetit tip “Benz” qe goditi automjetin tjetër.

Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit qe është goditur ka arritur të dalë në kohë nga makina e tij, duke mos u lënduar.

Nga ngjarja, të dyja automjetet kanë pësuar dëme të shumta materiale.