Moderatorja e emisionit “Portokalli”, Kiara Tito, ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë nga jeta personale: shtëpia e saj e re me partnerin Luiz Ejlli është përfundimisht gati.
Përmes një videoje të publikuar në Instagram, Kiara ka prezantuar arredimin e brendshëm të banesës, ku shihen ambientet moderne dhe të kuruara me kujdes në çdo detaj.
Videoja, e shoqëruar me mbishkrimin “Mezi pritem që ta ndanim me ju këtë video. Si ju duket ky arredim?”, ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve të çiftit, të cilët janë treguar të shumtë në komente dhe urime.
Çifti, që prej përfundimit të eksperiencës në reality show, është ndjekur nga afër nga publiku, dhe duket se ky kapitull i ri në një shtëpi të re ka sjellë entuziazëm jo vetëm për ta, por edhe për fansat e tyre.