E bleu 500 mijë euro, merr flakë apartamenti i Françeska Muratit

Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në një nga zonat më të njohura rezidenciale të kryeqytetit.

Sipas burimeve për IconStyle, apartamenti i ish-banores së Big Brother, Françeska Murati, është përfshirë nga flakët në zonën Lake View, vetëm pak ditë pasi ajo kishte finalizuar blerjen e tij.

Mësohet se banesa, e blerë për një vlerë rreth 500 mijë euro, është dëmtuar, ndërsa deri tani nuk janë bërë të ditura shkaqet e zjarrit.