Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Naim Murseli përfundon në psikiatri për vrasjen e Liridona Ademajt

LokimagazineLokimagazine21 June, 2025

Naim Murseli, i akuzuari kryesor për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, është dërguar në Klinikën e Neurologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ka kryer ekzaminime psikiatrike dhe një skanim me CT.

Ai është transportuar i prangosur në duar dhe këmbë, ndërsa më pas është kthyer sërish në ambientet e Institutit të Psikiatrisë Forenzike ku ndodhet i shtruar.

Sipas drejtorit të këtij institucioni, Shpend Haxhi Beqiri, ekzaminimet janë pjesë e procedurës ligjore të urdhëruar nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

“Është rast i ndjeshëm, është me vendim të gjykatës. Ne punojmë vetëm me letra të gjykatës. Kur të kryhet raporti, e merrni vesh. Ai ka me qenë i shtruar edhe javë të tjera, derisa të përfundojmë. Do t’ia bëjmë të gjitha analizat, specifikacionet…”, tha ai.

Drejtori i Klinikës së Neurologjisë, Edmond Komoni, konfirmoi se mëngjesin e sotëm Murselit i është bërë edhe një elektrokardiogramë.

Gjykata kishte miratuar më 4 qershor kërkesën e mbrojtjes së Murselit për kryerjen e ekzaminimit psikiatrik, ndërsa urdhëri zyrtar u lëshua më 9 qershor.

Murseli është deklaruar i pafajshëm gjatë seancave gjyqësore, megjithatë ka mbajtur një qëndrim kontradiktor: “Nëse provohen pretendimet e Prokurorisë, vetë do të kërkoj dënim të përjetshëm për veten,” është shprehur ai në sallën e gjyqit.

Për vrasjen e Liridona Ademajt, përveç Murselit, janë të akuzuar edhe Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj. Plava ka zgjedhur të mbrohet në heshtje, Kokalla ka mohuar çdo përfshirje, ndërsa Dodaj ka pranuar fajësinë për shitjen e armës së përdorur në krim dhe është dënuar me 5 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë.

Sipas aktakuzës, Murseli kishte planifikuar vrasjen në bashkëpunim me Plavën dhe Kokallën. Ai dyshohet se i kishte premtuar Plavës 30 mijë euro për ta kryer ekzekutimin. Prokuroria pretendon se në momentin e krimit, Murseli e kishte mbajtur fizikisht bashkëshorten për ta bërë të pamundur shmangien e plumbit fatal.

Prokurorja e çështjes, Javorka Përlinçeviq, ka deklaruar se motivi i krimit ishin problemet martesore të thella dhe hakmarrja. Ajo ka bërë me dije se më 25 qershor 2022, Murseli kishte blerë një polisë sigurimi jetësor për Liridonën, në vlerën e 3 milionë krunave suedeze, shumë të cilën ai shpresonte ta përfitonte pas vdekjes së saj.

Fillimisht, ngjarja u prezantua nga Murseli si një grabitje me pasoja fatale, por hetimet zbuluan një skenar të mirëorganizuar, që synonte devijimin e hetimeve dhe fshehjen e motiveve reale të krimit. Procesi gjyqësor ndaj të pandehurve vijon

Related Posts

Tragjike/ Festoi blerjen e shtëpisë së re me hedhje mbrapsh, vdes 18-vjeçari — dëmtoi kokën

10 July, 2025

Kujdes! Tani do të dënoheni me 3 vite burg nëse parkoni makinën në këtë mënyrë…

10 July, 2025

Putini vazhdon ta injorojë Trumpin, lëshon një sulm raketor 10-orësh mbi Kievin

10 July, 2025

“Kapiteni u tha ‘jo’, turistët e shpërfillën. Humbi jetën t’i shpëtonte”- Detaje të reja nga tragjedia në Shkodër

9 July, 2025

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

Kush janë VIP-at që mund të hyjnë në Big Brother VIP Albania 5? Ja çfarë dihet deri tani

Xhensila Myrtezaj uron Ledri Vulën për ditëlindjen e tij

Tragjike/ Festoi blerjen e shtëpisë së re me hedhje mbrapsh, vdes 18-vjeçari — dëmtoi kokën

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.