Çfarë nuk patë nga finalja! Albano puthet në buzë me ish-konkurrenten e Ferma VIP në prapaskenë (Video)

Mbrëmja e djeshme në ekranin e Vizion Plus dhe Tring ishte e mbushur me emocione dhe spektakël.

Finalja e madhe e “Ferma VIP 2” u zhvillua në një event madhështor, plot surpriza dhe momente të paharrueshme. Por surprizat nuk kanë munguar as në prapaskenë.

Në një video të publikuar nga ish- fermerja Keisi, shfaqet një moment i pazakontë mes Kryeplakut Albano Bogdo dhe Elinarës, të cilët shkëmbejnë një puthje në buzë.

Kjo skenë, që ka marrë vëmendjen e rrjeteve sociale, nuk është hera e parë që ndodh. Ajo është një përsëritje e një momenti të ngjashëm gjatë spektaklit dhe, sipas tyre, është pjesë e humorit dhe aktrimit që e ka shoqëruar edicionin.

Pas 24 javësh sfida, konkurrence dhe përjetimesh të forta, Big Basta u shpall fituesi i këtij edicioni, duke marrë kurorën e “Fermerit VIP” për vitin 2025.

Në finale u përballën pesë konkurrentë: Andueli, Big Basta, Andrea dhe Big Mama, të cilët dhuruan emocione të forta deri në fund.