Presidenti i SHBA, Donald Trump, pritet të bëjë një deklaratë të rëndësishme sot lidhur me përfshirjen e mundshme të Shteteve të Bashkuara në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit.
Sipas burimeve zyrtare, Trump ka zhvilluar një takim urgjent në dhomën e situatave në orën 17:30 me orën shqiptare, ndërsa konferenca për shtyp pritet të mbahet rreth 19:00.
Edhe pse ende nuk janë dhënë detaje konkrete, besohet se diskutimet do të përqendrohen te mundësia e një sulmi të drejtpërdrejtë ndaj programit bërthamor të Iranit.
“Wall Street Journal” ka raportuar se Trump ka miratuar paraprakisht një plan për goditjen e objekteve kyçe në Iran, përfshirë edhe objektin e Fordow — një qendër pasurimi bërthamor e vendosur nën një mal, e cila mund të arrihet vetëm nga armë të fuqishme dhe të avancuara.
Nëse jepet urdhri përfundimtar, ky mund të jetë një nga vendimet më të rëndësishme ushtarake të presidencës së tij, me pasoja të mëdha për rajonin dhe më gjerë.