Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Zbulohet/ Kjo raketë është arsyeja pse Izraeli dëshiron që SHBA-të të bashkohen në luftën me Iranin

LokimagazineLokimagazine18 June, 2025

Izraeli ka nisur zyrtarisht një ofensivë ajrore intensive të quajtur “Rising Lion” (Luani që Ngrihet), duke bombarduar objekt pas objekti të infrastrukturës bërthamore iraniane – megjithatë, nuk posedon armën kyçe që mund të depërtojë në thellësitë mbrojtëse të këtyre objekteve: bombën amerikane GBU-57 MOP (Massive Ordnance Penetrator).

Kjo bombë e drejtuar me precizion, që peshon 30 mijë paund, është e vetmja armë në botë që mund të depërtojë mbi 60 metra nëntokë për të goditur strukturat e fortifikuara të programit bërthamor iranian.

Ekspertët ndërkombëtarë e konsiderojnë atë si “shansin më të mirë” për të shkatërruar objektivat më të fshehtë të Iranit.

Adam Lakhani, drejtor sigurie në International SOS, u shpreh për “Metro” se disa nga objektet bërthamore iraniane ndodhen “përtej kapaciteteve aktuale të raketave izraelite”.

“Në ditët dhe javët në vijim pritet një sulm i vazhdueshëm”, tha ai. “Por për momentin, i vetmi shtet që zotëron armët si GBU-57 që mund të godasin realisht këto thellësi është SHBA-ja.”

Kjo ka ngritur dyshime serioze mbi qëllimin real të operacionit të nisur nga kryeministri Benjamin Netanyahu. A po përpiqet ai të tërheqë Shtetet e Bashkuara drejt një lufte të hapur kundër Iranit, apo thjesht është mbështetur në inteligjencë të gabuar mbi thellësinë e objekteve bërthamore?

Brenda pak ditësh, ushtria izraelite ka vrarë disa komandantë ushtarakë iranianë dhe ka dëmtuar qendra të sipërfaqes. Por nuk ka dëshmi që objektet strategjike në nëntokë janë goditur.

Behnam Ben Taleblu nga “Foundation for Defense of Democracies” deklaron se “bazat ushtarake, prodhuesit e raketave, komandot ushtarake dhe vetë shkencëtarët bërthamorë iranianë kanë marrë një goditje të rëndë.” Megjithatë, ai shton: “Ende nuk dihet nëse sulmi ka prekur ‘zemrat që rrahin’ të programit bërthamor të Iranit.”

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, objekti më i rëndësishëm – Fordo, një impiant për pasurimin e uraniumit i ndodhur në jug të Teheranit – nuk ka pësuar asnjë dëmtim.

Ky objekt është i mbuluar me më shumë se 90 metra shkëmb – shumë më thellë se sa mund të godasin raketat izraelite. Tashmë, të gjitha sytë janë kthyer nga baza ajrore Whiteman në SHBA, ku ndodhen avionët e vetëm në botë që mund të lëshojnë GBU-57: bombarduesit strategjikë B-2 Spirit.

Sipas Masao Dahlgren nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, edhe një GBU-57 nuk mjafton: “Do të nevojiten disa bomba të tilla për të çarë muret e Fordo-s.”

Related Posts

Zbulohet raporti psikiatrik për Naim Murselin, ja çfarë thotë rezultati

11 July, 2025

Hapi gropë në rërën e plazhit për të luajtur, humb jetën 17-vjeçari

11 July, 2025

Tragjike/ Festoi blerjen e shtëpisë së re me hedhje mbrapsh, vdes 18-vjeçari — dëmtoi kokën

10 July, 2025

Kujdes! Tani do të dënoheni me 3 vite burg nëse parkoni makinën në këtë mënyrë…

10 July, 2025

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

Xhensila Myrtezaj i bën dhuratën super luksoze Ledri Vulës?

“Trupi i përkiste shtetit, partisë” – Monika Lubonja rrëfen për jetën intime të grave në komunizëm

Zbulohet raporti psikiatrik për Naim Murselin, ja çfarë thotë rezultati

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.